Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin e komunës për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2021-2023.
Me 26 vota për 5 abstenime u miratua kjo pikë nga të gjitha grupet e partive politike përveç Lëvizjes Vetëvendosje që abstenuan.
Derisa pika e dytë e rendit të ditës, propozimvendimi për transferimin e mjeteve nga fondi i rezervës komunale në kategoritë “Subvencione dhe transfere” dhe “Mallra shtesë” u votua me 30 vota për dhe 6 abstenime.