Kuvendi Komunal i Prishtinës shkarkon 20 aksionarë të dhjetë ndërmarrjeve publike

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 14:15 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 25 vota për, as një kundër dhe një abstenim Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për shkarkimin e  20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen nuk kanë marrë pjesë asamblistë të LDK-së e PDK-së. Mbledhja është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK-ja.

Në emër të partive që kanë thirru këtë mbledhje ka folur ,Endrit Zabërgja nga Nisma, i cili tha se duke marr parasysh keqpërdorimet që janë duke u bërë në këto ndërmarrje publike, është momenti që të shkarkohen gjithë aksionarët e ndërmarrjeve publike.

“Në emër të anëtarëve nënshkrues me lejoni që të paraqes arsyetimin për pilën e parë të rendit të ditës. Duke përfaqësuar partitë e ndryshme për bindje të njëjta në raport me shqetësim për qytetarët e Prishtinës. Në veçanti me veprimet, parregullsitë, shkeljet dhe mos respektimin e ligjshmërisë në ndërmarrjet publike komunale të Prishtinës. Mos raportimin e rregullt, ngecjet e vazhdueshëm si dhe ankesat nga stafi dhe qytetarët në lidhje me përformancën e tyre. Konsiderojmë se është momenti i fundit për të reaguar ndaj mentaliteti mashtrues dhe nënshtrues që po tentohet të shpërndahet ne kryeqytet. E që po lulëzon keqpërdorimi me mbi gjysmën e këtyre ndërmarrjeve nëpër zyret e Prokurorisë. Propozojmë shkarkimin e të gjithë anëtareve të komisionit në 10 ndërmarrjet publike të Prishtinës”, tha ai.

Emrat e të gjithë aksionarëve të shkarkuar: Ngrohtorja e qytetit “Termokos”- Jeta Hasani-Rafuna, Milazim Vitia; Ndërmarrja Publike Banesore – Leutrim Retkoceri, Granit Geci; Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” – Muhamet Selmani, Shegë Beqiri; Ndërmarrja Publike “Hortikultura”- Kumrie Shabani-Ramadani, Arbnore Ajeti; Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban”- Agron Canolli, Fatmir Dervishi; Ndërmarrja Publike “Sport Marketing”- Pëllumb Bajqinovci, Elmira Nikçi-Rexha; Ndërmarrja Publike “Stacioni i Autobusave”- Donjeta Dragusha, Amir Simica; Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking”- Lindita Rexhepi, Samir Salihu; Ndërmarrja Publike “Kuzhina Qendrore” – Dasmor Durmishi, Agim Kuleta dhe Ndërmarrja Publike “Pallati i Rinisë”- Dhurata Ratkoceri, Fitnete Bejta.

Në media ditëve të fundit është raportuar se zhvillimet e ditës së sotme rrezikojnë ta shpërbëjnë përfundimisht koalicionin, tashmë të lëkundur, mes LDK-së dhe PDK-së.

Sherri mes dy partive në pushtet komunal ka të bëjë me mos-mbështetjen e PDK-së për hartat zonale.

Kryetari i komunës së Prishtinës, qysh në shtatorin e vitit të kaluar kishte miratuar vendimin për formimin e një komiteti konsultativ për Hartimin e Planit Zhvillimor dhe Hartës Zonale. Ky plan – që orienton zhvillimin e kryeqytetit – do të ishte tetë-vjeçar.

Deri tash, nuk dihet saktë se cilat ishin mospajtimet specifike mes palëve, por dihet që PDK-ja nuk po pajtohet.

Të ngjashme