Kuvendi i Republikës së Kosovës lanson sot platformën “Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit’.
Në këtë ceremoni, nga një fjalë rasti do të kenë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope.
Kjo platformë e vendosur në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit, u ofron organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe mediave, qasje në të gjitha informatat dhe dokumentet që ndërlidhen me projektligjet që janë në shqyrtim në Kuvend.