Kuvendi mban dy seanca javën tjetër

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 13:41 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka marr vendim që javën e ardhshme të mbahen dy seanca, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka bërë të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, në deklarimet pas mbledhjes.

“Javën që vjen me datën 12 do të ketë një seancë të re të Kuvendit, por që një ditë para do të vazhdojnë pikat që kanë mbetur nga javët e kaluara”, u shpreh Muja.

“Do të diskutohen dy projektligje kryesore. Njëri është në shqyrtim të dytë ai për racionalizimin e agjencive dhe ligji për Prokurorin e Shtetit. Raportet e tjera janë kryesisht raporte të auditimit unë besoj që do të diskutohen”, tha deputeti Muja.

Të ngjashme