Të enjten është caktuar dita kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Kjo u bë e ditur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, që gjatë ditës së sotme.
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në këtë seancë do të diskutohet edhe ngritja e çmimeve, si kërkesë e tyre.
“Sot u mbajt mbledhja dhe është caktuar një seancë për të enjten. Ajo në këtë seancë do të jetë debati i thirrur nga AAK për ngritjen enorme të çmimeve, një temë që duhet të trajtohet nga grupet parlamentare dhe Qeveria”.
“Ajo që dua të them është se vitin e kaluar ka qenë vit i dobët në draftimin e ligjeve, dhe ne do të punojmë që ky sesion të jetë më i mirë”, u shpreh ai.
Ndërsa ka thënë se kur ka të bëjë për çështje nacionale, si AAK-ja do ta mbështesin Qeverinë, raporton EO.
“Ju e keni parë qartë që pozicioni i AAK për referendumin ka qenë parimor dhe u kemi dhënë mbështetjen Qeverisë dhe nuk do të kërkojmë që në tema të rëndësishme nuk do të jemi opozitë”, ka thënë ai.
“Qeveria do duhej të bëjë një shpjegim për opinionin e brendshëm dhe ta bëjë një shpjegim për opinionin e jashtëm, pra me faktorin ndërkombëtar me të cilët kemi punuar nga 99-ta. Argumentet e seancës së shtunës kanë qenë argumentues nga ana e palës sonë”, u shpreh Tahiri.