Kuvendi miraton Deklaratën e propozuar nga Hoxhaj i PDK-së për luftën kundër antisemitizmit

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovë, në seancën e sotme ka miratuar deklaratën e propozuar nga deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, me mbështetjen e Grupeve Parlamentare të të gjitha partive politike të Kuvendit, lidhur me miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.

Me miratimin e të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, është miratuar sot Deklarata për Miratimin e Përkufizimit të Përdorshëm për Antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, e propozuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj.

Deputetët kanë votuar me 79 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër.

Të ngjashme