Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën e dytë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në arsim, raporton Ekonomia Online.
Me 76 vota Ka kaluar Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Deputetja nga 6+, Duda Balje, tha se për këtë ligj është pritur më shumë se katër vjet, por pas bisedave me pozitën dhe opozitën kanë arritur të marrin përkrahjen e tyre për votimin e këtij Ligji.
“Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve është nga ligjet më të rëndësishme. Jemi duke pritë shumë kohë gati katër vjet. Kemi biseduar me pozitën dhe opozitën, ata kanë dhënë përkrahjen e tyre”, tha Balje.