Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin përmbajtësor me të cilin dënohet gjuha e përdorur nga nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, rreth vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.
Mocionin e paraqitur nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e mbështetën të gjitha grupet parlamentare.
Pas harmonizimit, mocioni u votua nga 68 deputetë, një ishte kundër dhe 10 abstenuan.