Kuvendi i Kosovës me 69 vota për, dhjetë kundër dhe një abstenim ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë projektligj me ndryshime për siç ai që janë bërë vetëm dy ndryshime, raporton Ekonomia Online.
“Komisioni ka bërë dy ndryshime, ajo që ka të bëjë me afatin e ankesës në rast se guvernatori e ushtron këtë ankesë nga 15 ditë në 30 ditë dhe ajo që ka të bëjë me auditimin për përmirësimin, apo standardizimin e teknologjisë adekuate që e kemi quajtur Auditori i Jashtëm jo kompania e auditimit. Këto janë dy përmirësimet që besoj që deputetët do t’i votojnë”, ka thënë ai.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe një sërë projektligjesh të tjera të cilat kishin mbetur pa u votuar nga seanca e djeshme për shkak të mungesës së kuorumit.