Me 50 vota për, 9 kundër dhe 4 abstenime është miratuar kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës që taksat vjetore operacionale për vitin 2018 prej të jetë 0.71 për qind dhe ajo investive prej 0.38 për qind, raporton Ekonomia Online.
Lumir Abdixhiku, kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, tha se taksa operacionale vazhdon të jetë e ultë sa i përket kompensimit të pagave.
Ai më tej ka sqaruar se do të formohet një grup punues që do të fillojë punën për nivelizimin e pagave të Trustit me ato të BQK-së.
“Komisioni e ka shqyrtuar kërkesën e fondit dhe në mënyrë unanime ka konsiderua se taksa operacioanle vazhdon të jetë e ulët sa i përket kompensimit të pagave. Për shkak se kemi qenë vonë kemi parapaka që gjatë vitit 2018 të ndërtojmë një grup punues që do të bëj nivielizimin e pagave të trustit me BQK-në”.
Deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu, tha se vazhdimisht kanë kërkuar që të ulet taksa operacionale, ngase për punë administrative pagesat janë të larta.
“Ne si LVV përkrahim uljen e taksës por kjo ulje nuk është në përputhje me përgjegjësitë që i kanë. Kemi paguar njerëz në shuma të tmerrshme për punë administrative e kjo nuk është në rregull në një fond që ka monopol në vend. Përkrahim raportin dhe kërkesën për komision për taksën operacioanle por insistoj që të jetë komisioni jo vetëm për taksën operacionale”.
Më pas Abdixhiku tha se në vend nuk mund të ketë paga më të larta se në BQK, prandja edhe duhet të ndodh nivelizimi i pagave.
“Ne konsiderojmë që nuk ka më të lartë se BQK dhe për këtë duhet të bëjmë nivelizimin e pagave që të jetë ose më e ulët se në BQK ose e njëjtë. Do të kenë fund edhe beneficionet e tjera shtesë që i kemi vërejtur në komision. Pra LDK mbështetë taksën operacionale e mbështesim që është më e vogël këtë vit”.
Kërkesën e fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për taksën operacionale për vitin 2018 e kanë përkrahur edhe grupi parlamentar i AAK-së dhe NISMËS si dhe nga grupi 6+.
Deputeti Korab Sejdiu shprehu shqetësimin e tij për anëtarët e bordit të këtij Fondi duke thënë se vetëm një prej tyre ka përvojën e duhur.
Ai tha se këta persona marrin paga marramendëse 1 mijë e 700 euro në muajt mirëpo këta nuk kanë angazhim të plotë, por mblidhen vetëm disa herë në muajt.
“Duke pas parasysh që ky staf teknik nuk merret me menaxhimin e fondeve këto paga janë në shpërputhje me përgjegjësitë që i ka edhe me pagën minimale. Sikurse bordi i Trustit të menaxhonte drejtpërdrejt fondet tona këto paga do të ishin të ulëta. Mirëpo duke pas parasysh që nuk e kanë atëherë unë nuk po e shoh të arsyeshëm që kjo taksë të jetë në vlerën që është propozuar dhe unë e përkrahi çfarëdo iniciative që merret me vlerësimin e këtij fondi. Kërkohet një analizë e thellë e këtij buxheti. Nuk mundem me përkrah këtë buxhet me ndërgjegjeje të lehtë sepse nuk i meritojnë 1 mijë e 700 euro në muajt”.