Debati parlamentar i thirrur me nënshkrimet e 40 deputetëve, pas 6 orësh diskutime, ka përfunduar me miratimin e rezolutës së propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e përpiluar në pajtim me grupet e tjera parlamentare.
Në sallë ishin 64 deputetë, por votuan 61 deputetë; për ishin 60, asnjë kundër dhe 1 abstenim. Kuvendi miratoi rekomandimet, raporton Ekonomia Online.
Avdullah Hoti nga LDK-ja lexoi rezolutën e cila është formuluar në pajtim me të gjitha grupet parlamentare.
Xhavit Haliti propozoi që mbledhja e kryesisë të bëhet nesër në ora 10:00. Ai tha se ka shumë çështje për t’i shqyrtuar gjatë javës së ardhshme.