Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë nderuar me një minutë heshtje heroin e Kosovës, Adrian Krasniqi në përvjetorin e rënies së tij. Këtë e kërkoi deputeti nga AAK-ja, Gazmend Syla. “Meqenëse sot ka përvjetorin njëri ndër themeluesit e UÇK-së, hero Adrian Krasniqi kërkoj nga ju ta nderojmë me heshtje”, ka thënë Syla. Adrian Krasniqi […]
Kuvendi nderon me një minutë heshtje heroin Adrian Krasniqi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë nderuar me një minutë heshtje heroin e Kosovës, Adrian Krasniqi në përvjetorin e rënies së tij.
Këtë e kërkoi deputeti nga AAK-ja, Gazmend Syla.
“Meqenëse sot ka përvjetorin njëri ndër themeluesit e UÇK-së, hero Adrian Krasniqi kërkoj nga ju ta nderojmë me heshtje”, ka thënë Syla.
Adrian Krasniqi u vra më 16 tetor 1997 gjatë një sulmi ndaj stacionit të policisë serbe në Kliçinë të Pejës.











