Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë për kohë të pacaktuar për shkak se Projektligji i ri për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi nuk ka arritur atje me kohë.
Projektligji për ratifikimin e demarkacionit, u kërkua që të kthehet edhe një herë në komisionin për Punë të Jashtme, që të amandamentohet, ose ta ndryshojë tekstin e marrëveshjes në nenin 3. Komisioni do të sjell para deputetëve projektligjin me ndryshime.
Të pajtimit ishin LDK, PDK, AAK, NISMA, ndërsa VV ishte kundër.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti e ka lexuar tekstin e projektligjit me ndryshime
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kërkoi pauzë, dhe nuk dha orë se kur do të kthehen deputetët në sallë.
Në Projektligjin me ndryshime është përfshirë marrëveshja e gushtit në vitin 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshja e dy presidentëve Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe raporti i Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi që ka karakter orientues.