Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet nesër duke filluar nga ora dhjetë.
Demarkacioni nuk është në rend dite, por janë 10 pika tjera.
Rendi i ditës
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit . nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.04/L-168,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-114 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
7. Emërimi i një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
8. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
10. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.