Kuvendi sërish pa kuorum, shtyhet votimi i rezolutës për KEK-un

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka përfunduar.

Aty ishte diskutuar për arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, debat që kishte ngjallur akuza dhe kundër-akuza për keqpërdorime dhe korrupsion.

Një rezolutë e PDK-së dhe partive opozitare lidhur me këto zhvillime do të prezantohet dhe votohet në seancat parlamentare në ditët në vijim.

Kyreparlamentari Glauk Konjufca kishte kërkuar që prezantimi i rezolutës të shtyhej për një seancë të mëvonshme, pasi nuk kishte mjaftueshëm deputetë të pranishëm në seancën aktuale për të bërë votimin.

Të ngjashme