Gjatë të mërkurës ka vazhduar seanca e Kuvendit, ku si pikë e parë e rendit të ditës ishte votimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).
Nga 89 deputet kanë qenë të pranishëm në seancë, 62 kanë qenë për, 3 kanë qenë kundër ndërsa 11 kanë abstenuar, duke shkarkuar kështu anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.