Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka dhënë pauzë 15 minutëshe pasi në sallën ku pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme nuk janë të pranishëm deputetët, raporton Ekonomia Online.
Në sallën e Kuvendit kanë qenë vetëm kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli.
Kjo seancë e jashtëzakonshme e paralajmëruar për orën 9:00 është thirrur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me delegacionin shtetëror dhe platformën mbi dialogun.