Kuvendi ka ndërprerë punimet për të shkuar në pauzë deri në orën 16:15.
Pos diskutimeve, Kuvendi ka miratuar disa marrëveshje ndërkombëtare të parapara në pikat e seancës së sotme, raporton Ekonomia Online.
U miratua ligji për ratifikimin e marrëveshjes për kredi ndërmjet Kosovës dhe Unicredit Banka Austria AG, për sistemin e largimit të ujërave të zeza për komunën e Podujevës, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe MASHT-it.
Po ashtu, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë mes Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG si huadhënës lidhur me financimin e projektit ndërtimi I sistemit të furnizimit me ujë për Komunën e Graçanicës.
Kurse, deputetët nuk dhanë edhe votat për projektligjin për Marrëveshjen për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës.