Rakiq: Qe 1702 ditë po e presim “Zajednicën”

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 08:46 | Nga

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka deklaruar për mediet lokale serbe se marrëveshjet e Brukselit nuk është duke i zbatuar në terren Prishtina, si dhe kanë siguruar se qeveria e Serbisë në vitin 2018 do të investojë në ndërtimin e 24 ndërtesave me nga 5 njësi në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe 5 të tilla në “Çeta e minatorëve” për familjet serbe, si dhe përfundimin e punimeve në ndërtimin e ujësjellësit për komunat veriore.

Kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka ripërsëritur se ura e Ibrit nuk do të hapet dhe punët nuk do të rifillojnë pa garancitë për sigurinë e qytetarëve.

Sipas tij, punët do të rifillojnë në revitalizimin e urës dhe të rrugës “Mbreti Peter I”, atëherë kur të ketë siguri për qytetarët.

Por Rakiq më pas ka potencuar se fillimi i punimeve në revitalizimin e urës do të fillojë atëherë kur kompanitë ndërtimore të angazhuara për revitalizimin e urës dhe të zonës së këmbësorëve në pjesën veriore t’i zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë.

“Hapja e urës nuk është më çështje politike, por çështje teknike rreth së cilës duhet të merren vesh kompanitë që janë duke punuar në revitalizimin e urës. Ajo çka na intereson dhe për të cilën jemi të shqetësuar është siguria e qytetarëve. Këtë gjithmonë do ta kërkojmë dhe nga ky qëndrim nuk do të na lëkundë askush dhe asgjë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme