Seanca e thirrur sot për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave. Seanca e thirrur sot, ka shkuar në pauzë për të vazhduar pastaj punimet e saj në orën 15:00-të.
Kjo do të jetë seanca e tretë e jashtëzakonshme e cila do të mbahet gjatë kësaj jave.
Të enjten Kuvendi i Kosovës ka mbajtur dy seanca të jashtëzakonshme. Në seancën e parë, në rend dite ishte votimi në lexim të dytë i projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave dhe projektligj dhe votimi i amendamentit 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.