Kuvendi sot mban seancë plenare

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare.

Seanca do të nis nga ora 10:00. Ditëve të fundit është pamundësuar mbajtja e seancave për shkak të mungesës së kuorumit, sa që krye parlamentari, Glauk Konjufca tha se “kjo legjislaturë nuk e Meriton të vazhdojë”.

Gjatë ditës së sotme në rend dite janë 10 pika.

Ndër to edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit.

Të ngjashme