Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka komentuar në lidhje me largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania”.
Veseli tha se nuk është ithtar i veprimeve policore veçanërisht në ditët me shi të vjeshtës.
“Më lejoni të theksoj se asnjë uzurpator nuk do të lejohet të qëndrojë në prona të huaja. Por në të njëjtën kohë ka dhe një të drejtë universale veçanërisht kur ka të bëjë më fëmijët. Asnjë forcë e as forca e pushtetit nuk është mirë të abuzohet mbi familjarët dhe me njerëz hallexhinj”, tha Veseli, duke folur pas mbledhjes së Kryesisë.
“Uzurpatorët nuk do të kenë perspektivë në Kosovë, por në të njëjtën kohë edhe cenimi i njerëzve, i fëmijëve në rrethana kur janë jo humanitare dikujt më duket po iu pëlqejnë shumë skenat e Sirisë dhe po thërret dhe për skena të luftës”, shtoi Veseli.
Lexo edhe:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/kuvendi-themelon-departamentin-per-analiza-ligjore/