Një person është vrarë dhe më pas dorasi la qëlluar veten jë i vetëvrarë, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Në mëngjesin e të hënës, për motive ende të panjohura, Njazi Bunjaku ka plagosur me armë djalin e vëllaut të tij, Nehat Bunjakun, në qendër të qytetit, të cilët në pronësi kanë dy këmbimore në qendër të qytetit.
Ky i fundit, 30 vjeçar, baba i dy fëmijëve, ka ndërruar jetë pak minuta pas ngjarjes, derisa axha i tij, pas tentim vetëvrasjes ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.