Valdrin Salihu (1991) është i dyshuar për vrasjen e djeshme në Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tjera dhe kërkon ndihmë për arrestimin e 33-vjeçarit.
Policia, me autorizim të prokurorit, ia ka publikuar identitetin dhe fotografinë e të dyshuarit.
“Me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e personit në kërkim, me autorizim të Prokurorit publikohet identiteti dhe fotoja e personit të dyushuar të shpallur në kërkim për veprën penale ‘Vrasje’, e ndodhur me datën 20.09.2024, në rrugën ‘ Fatime Hetemi” në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Personi i kërkuar është: Valdrin Salihu i lindur me 11.08.1991”.
Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Rasti ka ndodhur dje rreth mesditës, në rrugën “Fatime Hetemi”, me ç’rast një 45-vjeçar u qëllua me armë zjarri, për motive ende të panjohura. Policia tha se në vend të ngjarjes gjetur gjashtë gëzhoja, derisa viktima, F. Zeqiri vdiq në QKUK, pasi s’mundi t’u mbijetojë plagëve.