Ky është 53-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës në ‘Kiseri Dent’ në Prizren

Prishtinë | 17 Jan 2024 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku në ordinancën stomatologjike ‘Kiseri Dent’ është gjetur pa shenja jete një person. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije e viktima është stomatologu, A. K, 53-vjeçar.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetvrasje me varje.

Të ngjashme