Ky është fajtori për eliminimin e Milanit nga Arsenal

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 08:25 | Nga

Mediat në Itali fajësojnë akordimin e penalltisë së barazimit në Emirates, si momentin që shoi shpresat e Milanit për kualifikim tutje.

Mediat italiane kanë fajësuar gjyqtarin danez Jonas Eriksson për eliminimin e Milanit nga Europa League.

Arsenal mposhti “Rossonerët” në ndeshjen e kthimit në Emirates Stadium me rezultat 3:1 dhe kaloi në çerekfinale falë triumfit 5:1.

Por, mediat në Itali fajësojnë akordimin e penalltisë së barazimit në Emirates, si momentin që shoi shpresat e Milanit për kualifikim tutje, përcjell “lajmi.net”.

Zyrtarët e Milanit po ashtu kanë thënë se me sistemin VAR, rezultati i ndeshjes do të ishte ndryshe. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme