Një ditë pas grabitje së 10 milionë eurove në Rinas, zbulohen edhe foto të furgonit me të cilin ndodhi ngjarja spektakolare.
Siç dallohet nga fotot ai është kamufluar me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Ndërsa mësohet se ka qenë me targa të falsifikuara.
Pasi zbuluan se po ndiqeshin nga policia ata e braktisën mjetin në një rrugë ku ishte e pamundur kalimi me makinë dhe u larguan në këmbë së bashku me thasët me lekë.
Policia gjeti në brendësi të mjetit një arsenal të vërtetë armësh.