Ky është i dyshuari për vrasjen në Malishevë, viktima ishte shok i tij

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person ka mbetur i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri. I dyshuari është dorëzuar në stacion policor dhe shumë shpejt ndaj tij pritet të merren veprime ligjore.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Isuf Zogaj.

Rasti tragjik ka ndodhur për motive banale, ku Zogaj dyshohet se ka privuar nga jeta shokun e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në  fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull  i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

Të ngjashme