Ky është i dyshuari që u identifikua për rastin e vdekjes së të riut në Malishevë

Prishtinë | 15 Pri 2025 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Dy ditë më parë në QKUK ka vdekur një 22-vjeçar pasi ishte lënduar para një jave në vendin e punës.

Në lidhje me rastin, i dyshuar është identifikuar Shpend Paqarizi, 33-vjeç.

Vdekjen e 22-vjeçarit e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se më 7 prill i njëjti ishte lënduar në vendin e punës, dhe për këtë rast është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj./klankosova

Vërejtje:

Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Të ngjashme