Ky është ministri që drekën e han në zyrë

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 22:10 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka duket se është shumë i zënë me punën e tij si ministër, ai madje edhe shujtën e drekës sot ka vendosur që ta hajë në ambijentin e tij të punës konkretisht në zyre, shkruan Kosova Post.

Lluka është një nga ministrat me energjikë të Qeverisë Haradinaj. Përpos punës dhe angazhimeve me punë e tij si ministër, ajo që bie në sy është se Lluka konsumon prodhime qind për qind vendore, madje këtë gjë e ka konfirmuar edhe në postimin e fotos që ai ka publikuar.

Me këtë rast, ai ka porositur se puna e shumtë që bën nuk duhet të ndikojë që mos të ushqehemi shëndetshëm.

“Të qenurit i zënë me punë, nuk do të thotë që duhet të hamë keq, duke ju falënderu ndërmarrësve të Kosovës!  #reklamepapare green & protein”, ka shkruar Lluka në postimin e tij.

Të ngjashme