Ky është moti për ditën e sotme

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 08:46 | Nga

Sot, mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës.

Temperaturat do të lëvizin në mes minus 6 e 2 gradë celsius.

Nesër pritet të ketë fare pak vranësira e edhe temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes minus 4 e 6 gradë celsius.

Sipas të dhënave sinoptike, deri në fund të javë, parashihet të kemi mot me vranësira të pjesshme.

Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes minus 3 e minus 1 gradë celsius, kurse maksimalja ditore do të arrijë deri në 9 gradë celsius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme