Ky është moti për dy ditët në vazhdim

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.

Të ngjashme