Javën e tretë të dhjetorit mot stabil, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e në ultësira me mjegull, vende-vende edhe përgjatë pasdites.
Moti stabil që parashihet të mbizotëroj këtë javë, me paraqitjen e inversioneve termike dhe mjegull, do të mbaj ndotësit ajror më të përqëndruara pranë sipërfaqes tokësore, kështuqë cilësia e ajrit do të pësojë përkeqësime, ndërsa indeksi do të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kohëpaskohe edhe jashtëzakonisht të dobëta. Vetëm dita e hënë që karakterizohet edhe me erëra veriore do të ketë indeks të cilësisë aë ajrit në vlera të mjaftueshme dhe të mira.
14.12 – Kryesisht me vransira, ditën edhe me intervale me diell. Në mbrëmje priten edhe kthjellime.
15.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, viseve të ulëta mjegull/vransira të ulëta, që vende-vende mund të mbeten më gjatë edhe pasdite.
16.12 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes ngrica, përgjatë viseve të ulëta mjegull/vransira të ulëta, që vende-vende mbetene edhe pas mesditës.
17.12 – Kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit ngrica, e nëpër vise të ulëta mjegull/vransira të ulëta, të cilat vende-vende mbeten edhe gjatë ditës.
18.12 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose vransira të ulëta. Vende-vende mjegulla mund të mbetet edhe përgjatë ditës.
Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -2C deri 1C, e temperaturat maksimale shënojnë rritje nga 5C deri në 9C, mirëpo në pjesët e mbuluara me mjegull do të mbeten më të ulëta.
Të hënën do të fryj mesatare nga verilindja 6-12m/s, e nga dita e martë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
Shtypja atmosferike shënon rritje graduale lartë mbi vlera normale.