Kryetari i NISMA për Kosovën Fatmir Limaj, nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja në Prishtinë dhe fshatrat përreth ka marrë mbi 2050 vota.
Marrë parasysh se Limaj në vitin 2007 ka qenë kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit 2007, numri i votave në këto zgjedhje konsiderohet mjaft i ulët.
Kujtojmë se në publikimin e formularëve të KQZ-së nuk janë të numëruar votat me kusht, votat me postë dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.