Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të vendosë një bllokadë detare në Gjirin e Omanit dhe në Detin Arabik, në lindje të Ngushticës së Hormuzit.
Masa është njoftuar përmes një komunikimi të dërguar nga Komanda Qendrore e SHBA-së (US Central Command) për komunitetin detar ndërkombëtar.
Po ashtu, është paralajmëruar se çdo anije që hyn ose del nga kjo zonë pa autorizim mund të përballet me masa si ndalim, devijim ose sekuestrim, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv

Komanda Qendrore nuk ka dhënë më shumë hollësi për bllokadën, përfshirë të dhënat se sa anije amerikane do të angazhohen në këtë drejtim, por vetëm që do të vlejë për anijet që synojnë të hyjnë dhe dalin nga Irani.
Prej nisjes së konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, në njërën anë, dhe Iranit, në anën tjetër, Teherani e ka bllokuar gjithë trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit, duke ndikuar në rritje të mprehtë të çmimeve të energjisë.