Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 08:11 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si rrjedhojë e depërtimit të masave ajrore me presion të ndryshueshëm dhe jostabil, dita e mërkurë do të jetë kryesisht me vranësira të çrregullta dhe të dendura, kurse nga dita e enjte parashihen të vijnë masat e ftohta të ajrit me origjinë polare të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave minimale.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe parashihen të lëvizin nga -10 deri -3, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri +7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veri-perëndimi me shpejtësi deri 12m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme