Ky është parashikimi i motit për tri ditët e ardhshme

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 14:08 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë tri ditëve të ardhshme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik dhe me kushte të njëjta meteorologjike.

Sipas IHK-së, kjo gjendje bllokuese anticiklonike do të vazhdojë duke kushtëzuar mot me diell dhe të vranët, por nuk parashihen reshje.

Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Nëpër ultësira dhe vende rreth maleve parashihet të ketë mjegull, e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale, kurse në disa pjesë të Dukagjinit aty ku mjegulla mund të qëndroj edhe ditën, temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme