Ekonomia Online
FUNDIT

Ky është personi që ia vuri vetës flakën në Nju Jork

Ky është personi që ia vuri vetës flakën në Nju Jork

Një burrë ka djegur vetën jashtë gjykatës në Manhattan, Nju Jork ku po zhvillohet gjyqi kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Autoritetet e kanë identifikuar se personi që dogji vetën është Maxëell Azzarello – banor i St Augustine, Florida, i cili ka lindur në vitin 1987. Duket se ai mbërriti në Nju Jork diku pas datës […]

Një burrë ka djegur vetën jashtë gjykatës në Manhattan, Nju Jork ku po zhvillohet gjyqi kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Autoritetet e kanë identifikuar se personi që dogji vetën është Maxëell Azzarello – banor i St Augustine, Florida, i cili ka lindur në vitin 1987.

Duket se ai mbërriti në Nju Jork diku pas datës 13 prill dhe familja e tij nuk ishte në dijeni që ai ishte këtu.

Tani për tani, ata besojnë se Azzarello është një teoricien konspirativ i shtyrë drejt këtij akti nga pikëpamjet e tij.

Ndryshe, siç shkruan BBC, përcjell klankosova.tvm Azzarello është në spital – i gjallë dhe i intubuar – por në gjendje kritike.

Të ngjashme