Ky është personi që mbeti i vdekur nga aksidenti i djeshëm në Veternik

Prishtinë | 11 Mar 2023 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rrugës për Veternik, ku një këmbësor ka mbetur i vdekur nga automjeti në lëvizje.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo duke bërë me dije se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Ai mësohet të jetë Shaip Thaçi nga fshati Carrallukë, dhe varrimi i tij pritet të bëhet nesër në ora 15:00, sipas njoftimit të familjarëve.

Të ngjashme