Ky është plani i vaksinimit kundër Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

nstitucionet kompetente shëndetësore në Kosovë në muajin shkurt kanë hartuar Planin shtetëror të vaksinimit kundër Covid-19, i cili është i ndarë në tri faza.

Në fazën e parë do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, banorët e shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe personat me sëmundje kronike.

Sipas infografikës së publikuar nga REL, në këtë fazë i bie të vaksinohen 54 mijë persona ose 3 përqind e popullsisë.

Në fazën e dytë do të vaksinohen grupmoshat 65-79 vjeç, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Parashihet që në këtë fazë të vaksinohen 306 mijë qytetarë apo 17 përqind e popullsisë.

Ndërkohë në fazën e fundit pritet të bëhet vaksinimi i 50 përqind të popullsisë apo 900 mijë persona.

Çdo person që dëshiron të vaksinohet duhet të regjistrohet në këtë adresë: ekosova.rks-gov.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme