Njësia e Antidrogës dje në orët e para të mëngjesit ka prangosur një person në rrugën Bashkim Suka në Prizren, pasi në shtëpinë dhe veturën e tij janë gjetur substanca narkotike. Pas arrestimit i njëjti është dërguar në stacion për intervistim, ku prokurori ka dhënë urdhër për ndalimin e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi që u ndalua për shitblerje të narkotikëve është Gëzim Bojaxhiu.
Në shtëpinë, objektet përreth dhe në veturën e të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur një farë që dyshohet të jetë canabis-sativa, një peshore elektrike, 0.09 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy grindera, një qese me 2.15 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, një pako me rizlla dhe një foli alumini me 0.84 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës Kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet .
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.