Ekonomia Online
FUNDIT

Ky është punëtori teknik që dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur në një shkollë të Malishevës

Ky është punëtori teknik që dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur në një shkollë të Malishevës

Gjatë së premtes u raportua se një vajzë e mitur, nxënëse në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë të Malishevës  është sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle. Lidhur me këtë rast, Drejtoria e Arsimit në këtë komunë kanë marrë vendim që të dyshuarit t’i ndalohet puna nga data 18 nëntor 2022. “Punëtori […]

Gjatë së premtes u raportua se një vajzë e mitur, nxënëse në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë të Malishevës  është sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle.

Lidhur me këtë rast, Drejtoria e Arsimit në këtë komunë kanë marrë vendim që të dyshuarit t’i ndalohet puna nga data 18 nëntor 2022.

“Punëtori Naser Hamëz Malisheva nga fshati Kijevë, KK- Malishevë i sistemuar në punë dhe detyra të punës punëtor teknik në SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë i ndalohet puna nga data: 18.11.2022”, thuhet në vendimin e Drejtorisë së Arsimit dërguar Gazetës Infokus.

Derisa në vendim thuhet se gjatë kohës së ndalimit nga punë të punësuarit i takon e drejta e pagës pa u dëmtuar në të ardhura personale nga data 18 e muajit nëntor.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, në një prononcim ka thënë se drejtori i shkollës në momentin që e ka kuptuar rastin e ka lajmëruar atë dhe policinë.

“Ne rastin e kem si të raportum si dyshim do me thënë nuk kem ende prej organeve prova që e konfirmojnë atë dyshimin në një vepër që në realitet ka ndodhë. Rasti është i lajmrum në polici do me thënë në momentin kur e ka kuptuar drejtori i shkollës më ka njoftu dhe e ka raportu në polici”, ka thënë Krasniqi.

E këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur), nxënëse e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle. Njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Elezaj

Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.

Të ngjashme