Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas kalimit të asamblistët të VV-së në Prishtinë, në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ahmeti për kalimin e Misim Bajramit në PDK, ka shkruar se kreu i PDK-së, Kadri Veseli po i nxjerr njerëzit e fundit nga sipërfaqja.
“Kadria po i nxjerrë njerëzit e fundit mbi sipërfaqe. Më mirë. Shihemi me 22 tetor!”, ka shkruar Ahmeti në facebook.
Misim Bajrami ka thënë se njëra nga arsyet pse ai braktisi Vetëvendosjen kanë qenë publikimet e skandaleve më punësime që ka bërë kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti.