Ky është rregulli i ri për ata që udhëtojnë nga Kosova në Zvicër

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Rikthimi i karantinës për udhëtarët që hyjnë në Zvicër nga jashtë vendit po diskutohet në qeverinë federale të Zvicrës. Por, derisa pritet të merret ky vendim, qeveria zvicerane ka lëshuar një rekomandim: test të COVID-19 për ata që hyjnë në Zvicër.

Duke filluar nga stina e vjeshtës, të gjithë qytetarët zviceranë që udhëtojnë në vende me numër të lartë të rasteve me COVID-19, përfshirë Greqinë ose Kosovën ose pjesë të jugut të Francës (siç raportoi Blick), mund të ‘dënohen’ me mbyllje brenda katër mureve.

Por, momentalisht, asnjë i kthyer apo turist nuk duhet të karantinohet kur hyn në Zvicër.

Të ngjashme