Çelësi i lumturisë bashkëshortore nuk është në ndjenjat e përhershme të dashurisë fëmijërore, por është në shprehitë e thjeshta të cilat mund t’i bëni që të forconi dashurinë me partnerin tuaj.
Çdo gjë për njëri-tjetrin
Nëse partneri juaj ka nevojë për ju, flakni çdo gjë tjetër dhe jini aty për atë. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa nevoja e partnerit tuaj për ju.
Mos harroni të putheni
Të gjithë çiftet e lumtura puthin të dashurin/ren e tyre teksa nxitojnë për në punë apo për diku tjetër. Por, çiftet më të lumtura ndalojnë, marrin disa sekonda nga orari i tyre i zënë dhe puthen mjaftueshëm për ta ndjerë vërtetë atë.
Thoni “Të Dua”
Ti e di që partneri të do. Partneri juaj e di që ju e doni atë. Por është e rëndësishme ta shprehni këtë ndjenjë dhe të thoni “Të Dua”… çdo ditë.
Vlerësim njëri-tjetrit
Vlerësimi është një emocion i fortë e pozitiv. Çiftet e lumtura nuk ngurojnë të shprehin vlerësimin e tyre për njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të vlerësosh njëri-tjetrin për gjërat e duhura, ndryshe shprehja e saj humbet rëndësinë e vërtetë.
Dëgjohet partneri
Çiftet e lumtura i kushtojnë shumë rëndësi të dëgjuarit të njëri-tjetrit çdo ditë. Ata i japin njëri-tjetrit shansin për të folur. Në një marrëdhënie, të dëgjuarit është shpesh më e rëndësishme se të komunikuarit.
Mos harroni përqafimin
Një përqafim nënkupton miliona emocione në një lëvizje të thjeshtë: dhe çiftet e lumtura e kuptojnë rëndësinë e kësaj forme të të shprehurit. Përqafojeni atë në çdo moment dhe kudo.
‘Kontroll’ për njëri-tjetrin
Qëndrimi deri vonë në zyrë ose thjesht të pyeturit e partnerit/res nëse mundi të hajë drekën në kohë, janë disa zakone të vogla që çdo çift i lumtur i bën në rutinën e tyre të përditshme. Po, është një ide e mirë të kontrollosh gjysmën tënde më të mirë, në çdo kohë dhe vazhdimisht.