Ky është shqiptari i vrarë sot në Itali

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 12:21 | Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Itali ku një 49-vjeçar është vrarë në pragun e shtëpisë. Ndërkohë që është bërë identifikimi i tij nga policia.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Tërni, Itali. Mediat italiane zbardhin detaje nga ngjarja e rëndë dhe shkruajnë se shqiptari u identifikua si Demir Hyseni.

Ai zbriti poshtë shtëpisë, një apartament në katin e dytë të një ndërtese, ku banonte së bashku me gruan dhe një nga fëmijët, një vajzë. Sipas policisë, shqiptari bëri rrugën e zakonshme që bënte çdo ditë për të shkruar në punë, doli nga hyrja dhe iu afrua makinës se tij.

Duket se vrasësi po e priste, pasi nuk ka humbur shumë kohë dhe i është afruar, janë dëgjuar disa debate dhe pastaj të shtënat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme