Ky është ushqimi që ju dobëson për 21 ditë

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 13:15 | Nga

Jemi mësuar që na e jepte gjithmonë gjyshja kur ishim sëmurë, por tashmë duhet të ndryshoni taktikë. Lëngu i kockave është shumë i mirë për shëndetin dhe bukurinë dhe një dietë me bazë lëngun e kockave ju bën të humbni disa kilogramë shumë shpejt.

Kjo dietë konsiston në pirjen e lëngut të kockave në kohë të ndryshme të ditës. Sot, versioni më modern i lëngut të kockave që na jepte gjyshja kur ishim sëmurë është bërë në një model filxhani në Starbucks tamam si një smoothie ose kafe.

Madje kjo mënyrë dobësimi ka marrë një famë të madhe sidomos në Amerikë dhe ka fituar tashmë shumë yje të famshëm, duke përfshirë Gwyneth Paltrow dhe Salma Hayek. Lëngu i kockave është i pasur me kolagjen, minerale, aminoacide dhe proteina, për këtë është një mjet i mirë antiplakje për lëkurën, por është gjithashtu edhe një detoksifikues i mirë.

Përveç kësaj, kjo pije e nxehtë përmban më pak kalori dhe zero karbohidrate, dhe ndihmon për të humbur peshë. Në vetëm 21 ditë do të humbisni disa kilogramë të mira. Për të përgatitur lëngun e kockave është me të vërtetë e thjeshtë, pasi ju duhet vetëm të zieni disa kocka me ujë (preferohet pula, gjeldeti ose viçi) për të paktën 8-10 orë.

Në të ju gjithashtu mund të shtoni perime apo aroma, të tilla si qepa, karota, selino dhe çdo lloj erze. Pasi ta keni gatuar, ju mund ta pini atë me filxhan apo ta përdorini për të përgatitur supa dhe pjata të tjera të lehta, shkruan lexo.al. Megjithatë, për dy ditë, jo rresht, duhet të pini 6 gota nga lëngu i kockave. Kujdesuni që në ditët e tjera të javës të hani ushqime pa yndyrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme