Ky është vendi që u zbardh sot nga bora në Kosovë

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Bora e parë është shënuar sot në vendin malor në Brezovicë.

Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë sa njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHKM.

Brezovica live. Snow ❄️ snow ❄️ snow ❄️

Posted by Brezovica.info on Thursday, November 15, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme