Ky është vendimi i Gjykatës për lirimin e avokatit Besnik Berisha

Prishtinë | 16 Kor 2023 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Avokati Besnik Berisha është liruar dhe kërkesa e Prokurorisë së Ferizajt për caktimin e paraburgimit është refuzuar.

Nacionale e ka siguruar edhe vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, e ku thuhet se avokatit i ndalohet të afrohet me disa persona që janë pjesë e procedurës.

Këta persona janë: Gëzim Sinani, Salih Sinani, Kajtaz Sinani, Besa Sinani dhe Shefi Rexhepi, si dhe personave të tjerë që janë përfshirë në këtë aktvendim deri më datë 12.08.2023.

Ndalesa për afrim vlen deri në 50 metra, në të kundërtën avokati është paralajmëruar se mund t’i caktohet paraburgimi.

Të ngjashme