Ky fshat në Kosovë është pa rrymë që nga paslufta

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 09:40 | Nga

Pak familje që jetojnë në fshatin Svircë të Kamenicës, nga paslufta jetojnë në terr dhe me rrugë të pakalueshme.
Një trafo afër fshatit është vjedhur pas luftës dhe që nga ajo kohë, fshatarët jetojnë nën dritat e qirinjve.

“Trafon e kanë vjedhje dhe tani jemi pa rrymë. Nuk kemi televizor”, thotë për TV21 një banor i njërës nga tri familjet që jetojnë në këtë fshat.

Banorët në fshat mundohen t’i kryejnë punët e shtëpisë para se të bie terri dhe ngujohen brenda shtëpive nën dritën e qirinjve e llampave.

“Për kijamet, nuk kemi as rrymë as rrugë. Nata po na doket 100sahat”, thotë zonja e shtëpisë, Zarifja.

Ata i bëjnë thirrje komunës që t’u sigurojë mundësi banimi në Kamenicë, në mungesë të kushteve elementare për jetë në fshat.

Përfaqësuesi i Bashkësisë Lokale të Tygjecit, Heset Berisha, thotë se e ka ngritur shqetësimin e banorëve.

“Këtyre duhet t’u gjendet një strehim dhe të largohen nga këtu. Nuk kanë asnjë shtëpi të banueshme afër. Më së afërmi e kanë kufirin me Serbinë, nja 100- 150 metra, të vetmit njerëz që i shohin janë ushtria e policia serbe”, tha Berisha.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme